Ndërlidhjet

Podgoricë: Igor Lukshiq-mandatar i qeverisë së rë


Partia Demokratike e Socialistëve ka mbështetur porpozimin që Igor Lukshiq të jetë mandatar i përbërjes së re të qeverisë, pas dorëheqjes së Millo Gjukanoviqit nga posti i kryeministrit.

Lukshiq ka thënë se pret që qeveria e re mund të zgjidhet deri në fund të vitit dhe se do të vazhdojë politikën e qeverisë së Millo Gjukanoviqit.

Pas dorëheqjes së kryeminsitrit Millo Gjukanoviq, në Malin e Zi, edhe më tej vazhdon debati nëse me këtë veprim ka rënë edhe qeveria dhe nëse duhet shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme.

Megjithatë, përfaqësuesit e koalicionit qeverisës kanë hedhur poshtë këtë mundësi.
XS
SM
MD
LG