Ndërlidhjet

Sanader akuzohet edhe nga Austria


Prokuroria e Austrisë ka konfirmuar se ka nisur procedurën penale kundër ish kryeministrit kroat Ivo Sanader dhe një të afërmi të tij, nën dyshimin për pastrim parash.

“Kemi nisur procedurën penale kundër Sanaderit dhe një të afërmi të tij, si dhe të një personi tjetër”, ka thënë zëdhënësi i prokurorisë në Vjenë, Fridrih Kenig.

Ai nuk ka dhënë detaje mbi këtë rast.

Procedura penale është nisur, pasi që është pranuar dosja hetimore e prokurorisë në Inzbruk që merr për bazë një raport për pastrim parash të një banke në Tirol.

"Planifikojmë ta hetojmë, por për procedurat e ardhshme hetimore nuk mund të flas", ka thënë Kenig.

Hetimet dhe një akuzë e mundshme kundër Sanaderit në Austri mund të vështirësojë ekstradimin e tij në Kroaci ku kërkohet nën akuzat për korrupsion.
XS
SM
MD
LG