Ndërlidhjet

Mbreti Abdullah del nga spitali, por mbetet në SHBA


Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite është larguar nga spitali i Nju Jorkut, një muaj pasi që u shtri atje për një operacion në shpinë.

Në një deklaratë të lëshuar nga agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA, thuhet se mbreti Abdullah është larguar të martën në mbrëmje nga spitali për në rezidencën e tij në Nju Jork.

Nuk është specifikuar se sa gjatë do t’i nënshtrohet fizioterapisë atje.

Po ashtu nuk është përmendur se kur, Abdullahu 86 vjeçar do të kthehet në Arabinë Saudite.
XS
SM
MD
LG