Ndërlidhjet

SHBA: Britania i bëri presion Skocisë për lirimin e Megrahit


Një raport i kërkuar nga katër senatorë amerikanë akuzon qeverinë britanike se i ka bërë presion Skocisë për ta liruar sulmuesin e Lokerbit me qëllim që të ruajë marrëveshjet për naftë dhe armë me Libinë.

Raporti thekson se Londra ka qenë në veçanti e shqëtësuar reth kërcënimit të Libisë se do ta prishë marrëveshjen 900 milionë dollarëshe të naftës me British Petroleum dhe një marrëveshje për armët në vlerë prej 165 milionë dollarësh, e nënshkruar në të njëjtin muaj kur u lirua sulmuesi i dënuar i Libisë.

Abdelbaset Ali Mohmet al-Megrahi është personi i vetëm i dënuar për sulmin e vitit 1988 që la të vrarë 270 njerëz kur aeroplani i Pan Am shpërtheu në qytetin skocez Lokerbi.

Autoritetet skoceze liruan Megrahin në bazë të mëshirës në gusht të vitit 2009, pasi që mjekët kishin thënë se ai vuan nga kanceri vdekjeprurës dhe se mund të jetonte vetëm edhe tre muaj.

Fakti, që Megrahi është ende i gjallë, 16 muaj pas lirimit, ka nxitur akuzat se vendimi ishte i ndërlidhur me marëveshjet tregtare të Britanisë me Libinë.

Qeveria skoceze hodhi poshtë akuzat, duke e quajtur raportin “jokorrekt dhe përpunim të pasaktë” nga ana e katër senatorëve të materialeve që kanë ekzistuar me muaj të tërë në domenin publik.
XS
SM
MD
LG