Ndërlidhjet

logo-print

Sërish protesta të sindikalistëve në Greqi


Sindikatat greke po protestojnë kundër miratimit të programit të ashpër të qeverisë për buxhetin, duke e lënë Athinën pa transport publik.

Greva 24 orëshe nga punëtorët e transportit urban ka shkaktuar tollovi në trafik, meqë banorët kanë shkuar në punë me vetura apo taksi.

Edhe punonjësit e hekurudhave kombëtare janë në grevë duke paralizuar kështu rrugët hekurudhore, ndërsa nuk janë prekur fluturimet dhe transporti ujor.

Gjatë ditës dy sindikatat më të mëdha do të organizojnë një demonstratë në qendër të Athinës.

Rreth mesnatës, parlamenti voton buxhetin shtetëror të vitit 2011.

Me gjithë kritikat nga opozita dhe deputetët e thjeshtë, socialistët pritet ta kalojnë ligjin.
XS
SM
MD
LG