Ndërlidhjet

Fyle: Arrestimet në Bjellorusi, të papranueshme


Bjellorusët kërkojnë lirimin e të arrestuarve...
Bjellorusët kërkojnë lirimin e të arrestuarve...
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, e ka quajtur të papranueshëm arrestimin e mbi 600 personave, në mesin e tyre edhe të kandidatëve presidencialë në Bjellorusi.

“Në të njëjtën kohë, mendoj se është e rëndësishme që të dihet se ne duhet të angazhohemi për hir të popullit të Bjellorusisë, për hir të shoqërisë civile në atë shtet. Neve na duhet një kornizë në relacionet tona”, ka thënë Fyle.

Në anën tjetër, Gjermania ka thirrur ambasadorin e Minskut që t'i shfaqë shqetësimet e saj rreth ndërhyrjes brutale të autoriteteve të Bjellorusisë në protestën e opozitës.

Ministri i Jashtëm gjerman ka paralajmëruar se Bjellorusia po ballafaqohet me izolim.

Guido Uesterwelle, i cili ka vizituar Bjellorusinë para zgjedhjeve dhe ka apeluar për proces të drejtë zgjedhor, ka biseduar në telefon edhe me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, në lidhje me krizën.

Autoritetet bjelloruse të rendit kanë kryer arrestimet pas protestës së opozitës, e cila ka kundërshtuar rizgjedhjen për president të Aleksander Luakshenkos.

Opozita dhe vëzhguesit kanë njoftuar për manipulime në zgjedhjet presidenciale të 19 dhjetorit.

Lexoni edhe këto:
Lukashenko pohon fitoren, policia godet opozitën
Opozita flet për zgjedhje të manipuluara
XS
SM
MD
LG