Ndërlidhjet

logo-print

Berlini: Bjellorusia po përballet me izolim


Gjermania e ka thirrur ambasadorin e Minskit që të shfaqë shqetësimet e saj rreth ndërhyrjes brutale të autoriteteve të Bjellorusisë në protestën e opozitës.

Ministri i jashtëm gjerman ka paralajmëruar se Bjellorusia po ballafaqohet me izolim.

Ambasadori Andrei Giro, është thirrut në Ministrinë e Jashtme, ku zyrtarët i kanë thënë se Minski duhet menjëherë të lirojë të burgosurit dhe të nisë dialogun politik me partitë opozitare.

Ministri i jashtëm Guido Westerwelle, i cili e ka vizituar Bjellorusinë, para zgjedhjeve, ku ka apeluar për zgjedhje të drejta, ka biseduar me telefon me sekretaren amerikane të shtetit Hillari Klinton në lidhje me krizën.
XS
SM
MD
LG