Ndërlidhjet

KMDLNJ dënon shkyqjet kolektive të KEK-ut


Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj shkyçjeve kolektive nga energjia elektrike të vendbanimeve dhe lagjeve në tërë territorin e Kosovës.

"KMDLNj edhe njëherë tërheq vëmendjen që një fushatë e tillë është në kundërshtim të plotë me standardet ligjore të aplikueshme në Kosovë. Gjithashtu kjo fushatë bie ndesh me të drejtat themelore të njeriut“, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.

Në deklaratë thuhet se "KEK-u duhet të gjejë mënyrë që të mos i dënojë paguesit e rregullt dhe kategoritë e përfshira në asistencë sociale dhe kategoritë tjera të liruara, sipas ligjeve në fuqi. Në të kundërtën, kjo korporatë mundë të shndërrohet nga paditëse në të paditur“.

KMDLNj kërkon nga KEK të shfrytëzojë rrugën ligjore të denoncimeve dhe po ashtu kërkon nga gjykatat të jenë më efikase që trajtimin e rasteve të paraqitura nga KEK.

"Shkyçjet kolektive që po aplikohen nga kompani publike janë jashtë çdo standardi të të drejtave të njeriut. Kompanitë publike nuk kanë asnjë justifikim ligjor për të aplikuar këtë metodë dënimi kolektiv“, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.
XS
SM
MD
LG