Ndërlidhjet

SHBA: Zgjerohen sanksionet kundër Iranit


Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sanksione të reja kundër Iranit, në përpjekje që ky vend të ndëshkohet për shkak të programit atomik e raketor dhe për mbështetje që Teherani i jep grupit libanez militant Hezbollah.

Departamenti i thesarit tha se në listën e zezë financiare janë shtuar edhe pesë kompani iraniane.

Këto sanksione i ndalin firmat, që janë të ndërlidhura me Gardën Revolucionare të Iranit, nga sistemi financiar në Shtetet e Bashkuara dhe i bllokojnë çfarëdo fonde ose pasuri, që ata mund ta kenë në Shtetet e Bashkuara.

Këto masa u ndërmorën pas imponimit të sanksioneve kundër Iranit nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, më herët këtë vit, për shkak të aktiviteteve atomike të Iranit.

Irani i refuzon akuzat se programi i tij bërthamor synon zhvillimin e armatimit bërthamor.
XS
SM
MD
LG