Ndërlidhjet

SHBA: Disa republikanë thonë se do t’i mbështesin demokratët


Senati i Shteteve të Bashkuara mund të votoj sot për marrëveshjen kryesore bërthamore ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, pasi ligjëvënësit kanë vendosur që ta mbyllin debatin për këtë çështje.

Së paku 12 senatorë republikanë kanë thënë se ata do t’iu bashkohen demokratëve të presidentit Barak Obama, në votimin për marrëveshjen re të Reduktimit Strategjik të Armatimit, e njohur me shkurtesën START.

Në këtë mënyrë, mbështesit e marrëveshjes do t’i kishin dy të tretat e votave të nevojshme për miratim final.

Raportohet se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje do të ishte kthesë në përpjekjet e zotit Obama për përmirësim të lidhjeve me Rusinë dhe frenim të zgjerimit të armatimit bërthamor.

Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, tha sot se shpreson se Shtetet e Bashkuara do ta ratifikojnë marrëveshjen.

Marrëveshja duhet të miratohet edhe në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Rusisë.
XS
SM
MD
LG