Ndërlidhjet

A do të përfundojë rinumërimi i votave brenda këtij viti?


Qendra e numërimit të votave

Qendra e numërimit të votave

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë shfaqur dilemat nëse procesi i rinumërimit të votave do të mund të përfundojë brenda këtij viti.

Rinumërimi thuhet se mund të shtyhet për shkak të parregullsive në procesin e rinumërimit, por edhe për shkak të festave të fundvitit.

Ndërkohë, koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nga gjithsej 760 vendvotime deri me datën 21 dhjetor janë rinumëruar 258 prej tyre .
Deri më tani janë rinumëruar 258 vendvotime.


“Nga data 18 dhjetor deri me datën 20 dhjetori janë numëruar gjithsej 158 vendvotime. Ndërsa me datën 21 dhjetor në ndërrimin e parë dhe në ndërrimin e dytë janë rinumëruar 100 vendvotime”.


“Deri më tani janë rinumëruar 258 vendvotime. Pra, kanë mbetur edhe 502 vendvotime për t’i rinumëruar dhe për t’u kompletuar procesi i rinumërimit të vendvotimeve me vendim të KQZ-së”, ka thënë Ahmetaj.

Ahmetaj nuk ka mundur të sigurojë nëse procesi i rinumërimit do të mund të përfundojë brenda këtij viti.

“Do të shohim se cilat janë parregullsitë. Ndërsa, numri i madh i fletëvotimeve dhe votuesve që kanë votuar brenda atyre vendvotimeve, pra volumi i madh i votuesve, shkakton vonesa në rinumërim”
, ka theksuar Ahmetaj.

Edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, nuk ka saktësuar kohën se kur do të përfundojë procesi i rinumërimit dhe kur do të marrë një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve për procesin e rinumërimit.
Fillimisht ishte ritmi i ngadaltë i punës, por tash është shpejtuar...


“Fillimisht ishte ritmi i ngadaltë i punës, por tash është shpejtuar dhe çdo ditë janë duke u rinumëruar më tepër kuti”,
ka deklaruar Daka.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i marrë rekomandimet nga Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve pasi të ketë përfunduar procesi i rinumërimit të të gjitha votave në 760 vendvotime.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka përsëritur se, varësisht nga raporti i QNR-së, mund të ketë edhe anulime të vendvotimeve ose votave, nëse evidentohen parregullsi të mëdha.
  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

XS
SM
MD
LG