Ndërlidhjet

logo-print

Obama e nënshkruan ligjin për homoseksualët në ushtri


Presidenti Barak Obama sot e ka nënshrkaur ligjin, që lejon që homoseksualët të shërbejnë hapur në ushtri, duke e shfuqizuar politikën “Mos pyet, mos trego”.

Thuhet se ky zhvillim paraqet ndryshim gjithëpërfshirës dhe historik për forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara.

Obama tha se ky ligj do ta forcoj sigurinë kombëtare të Amerikës.

“Këtë mëngjes, jam krenar që ta nënshkruaj ligjin që do ta përfundoj “Mos pyet, mos trego”. Ky ligj, që po e nënshkruaj, do ta forcoj sigurinë tonë kombëtare dhe i afirmon idealet themeluese, për të cilat meshkujt dhe femrat i rrezikuan jetët e tyre për t’i mbrojtur”, tha Barak Obama.

Senati i Shteteve të Bashkuara, mbrëmë vonë, votoi për këtë ligj me 65:31, duke e përfunduar politikën 17 vjeçare “Mos pyet, mos trego”.
XS
SM
MD
LG