Ndërlidhjet

Kosovë: Jagxhilar u takua me ambasadorin e Turqisë


Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor i Kosovës në largim, Mahir Jagxhilar, e ka pritur sot në një takim lamtumirës, ambasadorin e Turqisë në Kosovës, Metin Husrev Unler.

Zoti Jagxhilar e falënderoi ambasadorin Metin për përkrahjen e vazhdueshme, që ai dhe qeveria e Turqisë i kanë dhënë për të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Republika e Kosovës, njofton Ministria e mjedisit dhe e planifikimit hapësinor.

Sipas njoftimit, ambasadori Metin ka theksuar se Turqia do ta “ndihmoj ndërtimin e Kosovës dhe do të kontribuoj në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës”.
XS
SM
MD
LG