Ndërlidhjet

BE: Kroacia ka bërë progres, por kërkohen më tepër përpjekje


Kroacia ka bërë progres kah pranimi në Bashkimin Evropian, duke i përfunduar negociatat për polici, kontroll kufitar, politikë të jashtme dhe rregulla për viza, thonë përfaqësues të BE-së.

Por, BE-ja i ka tërhequr vërejtjen Zagrebit, se ende duhet të tregoj përpjekje në luftimin e korrupsionit dhe të krimit dhe t’i bindë qeveritë e vendeve anëtare të BE-së se reformat në sistemin e drejtësisë po tregojnë rezultate, nëse dëshiron që bisedat të mbyllen në vitin 2011.

“Kroacia qartazi ka bërë progres të mirë në kuptimin e plotësimit të kritereve të BE-së për pranim dhe lirisht mund të themi se mbyllja e negociata tash është shumë afër”, tha ministri i jashtëm i Belgjikës, Steve Vanackere, i cili i mbikëqyr bisedimet ndërmjet Kroacisë dhe qeverive të BE-së, gjatë një konference për shtyp.

Por, ai theksoi se “është e qartë se kërkohen përpjekje të mëtejshme”.

Qeveria në Zagreb thotë se po i bën të gjitha për eliminim e keqpërdorimeve dhe korrupsionit. Në këtë aspekt, ajo i përmend përpjekjet për dënimin e ish kryeministrit Ivo Sanader, që para disa ditësh ishte arrestuar në Vjenë, me fletarrest kroat lidhur me hetimet për korrupsion.
XS
SM
MD
LG