Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Novaja Gazeta i bashkohet WikiLeaksit


E përjavshmja ruse, Novaja Gazeta, thotë se po i bashkon forcat me faqen në Internet, WikiLeaks, për ta paraqitur korrupsionin në Rusi.

Kjo revistë e Moskës, që është nën kontrollin e miliarderit, Aleksander Lebedev, ka njoftuar se themeluesi i WikiLeaksit, Xhulian Asanxh, ka material për Rusinë, që ende nuk është publikuar.

Novaja Gazeta tha se do të ndihmoj në publikimin e këtij materiali.

Kjo e përjavshme është e njohur për kritikat e saj në adresë të Kremlinit dhe për raportet hetuese të çështjeve ruse.

Ish korrespondentja e kësaj reviste, Ana Politkovskaja, që raportoi për abuzimet e trupave ruse në Çeçeni, ishte vrarë në Moskë në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG