Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: S'kalon as këtë vit rezoluta për gjenocidin në Armeni


Ligjvënësit amerikanë kanë përfunduar punën e paraparë në kalendar për këtë vit pa marrë veprime mbi propozim-rezolutën që kërkonte nga SHBA-të të deklaronin si gjenocid vrasjet masive të armenëve nga ana e turqve osmanë.

Mbështetësit e rezolutës i kanë dhënë një shtytje aprovimit të saj në ditët fundit të sesionit vjetor të Kongresit, me gjithë kundërshtimet nga administrata e Obamës.

Masat janë kundërshtuar edhe nga udhëheqësia e Turqisë, aleati i Amerikës në NATO.

Raportohet se miratimi i rezolutës në vitin e ardhshëm po ashtu është vënë në dyshim, pasi që kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Xhon Bohner, e kundërshton po ashtu atë.

Armenia thotë se deri në 1,5 milionë armenë janë vrarë në mënyrë sistematike nga turqit osmanë në kohën e Luftës së Parë Botërore.

Qeveria e Turqisë mohon se vrasjet përbënin një politikë të gjenocidit.
XS
SM
MD
LG