Ndërlidhjet

Sipas autoriteteve të rendit në Kosovë, ka shënuar rritje numri i rasteve të trafikimit të viktimave vendore që shfrytëzohen për qëllime seksuale.

Arben Paçarizi, nga njësia Anti-trafikim në Policinë e Kosovës, thotë se ky fenomen ka ndryshuar për dallim nga vitet paraprake, ku kryesisht kanë qenë femra ndërkombëtare.

“Trafikimi me qenie njerëzore është fenomen që ndodh në Kosovë. Edhe këtë vit kemi pasur një organizim për luftimin e kësaj dukurie nga ana e policisë dhe është avancuar derisa rezultatet kanë qenë pozitive. Trafikimi me qenie konsiderohet si shkelja më e rëndë e të drejtave njerëzore dhe policia është e angazhuar që të ulë numrin e viktimave”, thotë Paçarizi.

Sipas tij, kategoria më e prekur e viktimave është ajo e moshës mes 14 e 17-vjeçare, gjë të cilën Paçarizi e konsideron shumë shqetësuese.

“Ne identifikojmë shumë nga kjo kategori, pra 14 deri 17 vjeç. Një shqetësim tjetër është se numri i viktimave vendore është në rritje. Cak i trafikantëve të brendshëm është kategoria e kësaj moshe duke i përvjedhur trafikantet pa përkujdesje familjare. Forma e shfrytëzimit të tyre, kryesisht është ajo seksuale”,
sqaron Paçarizi.

Ndryshe, në Kosovë ekzistojnë disa organizata joqeveritare, që merren me trajtimin dhe rehabilitimin e viktimave të trafikimit.

Përfaqësuese të këtyre organizatave pohojnë se në këto qendra, viktimave u mundësohet siguria fizike, mbështetja sociale, akomodimi, shërbimi mjekësor-psikologjik, edukimi dhe punësimi.

Bekim Ajdini, zëdhënës në Organizatën Ndërkombëtare për Migracion (IOM), thotë se kjo organizatë gjatë tërë vitit ka zbatuar programin për trafikim, derisa në veçanti është fokusuar në ndërtimin e kapaciteteve të strehimoreve ose organizatave joqeveritare që ofrojnë ndihmë viktimave të trafikimit.
...mund të them që trendi i viktimave të huaja ka shënuar një rënie derisa shënon një rritje trendi i viktimave vendore.


“IOM ka vazhduar të ndihmojë viktimat e huaja të trafikimit me riatdhesimin e tyre prej nga kanë ardhur. Kur flasim për viktimat e huaja gjatë vitit 2010 kemi asistuar 8 viktima të huaja. Ndërkaq, mund të them që trendi i viktimave të huaja ka shënuar një rënie derisa shënon një rritje trendi i viktimave vendore”, thekson Ajdini.

Edhe në Gjakovë ekziston një strehimore, e quajtur “Shtëpia e sigurt”, në të cilën qëndrojnë viktimat e trafikimit.

Sakibe Doli, udhëheqëse e kësaj qendre, shpjegon se misioni i kësaj shtëpie është që përmes programeve edukuese, mbështetjes psiko-sociale, juridike e shëndetësore, të kontribuojë në integrimin e viktimave në jetën normale.

Sipas Dolit, deri tani në këtë shtëpi kanë frekuentuar 32 viktima, derisa 50 për qind e tyre u janë kthyer familjeve dhe pjesa tjetër ka vazhduar jetën e vet të pavarur.
Tani për tani në ‘Shtëpinë e sigurt’ është e strehuar vetëm një femër e trafikuar.


”Tani për tani në ‘Shtëpinë e sigurt’ është e strehuar vetëm një femër e trafikuar. Nuk do të thotë se trendi ka shënuar rënie, mirëpo ndërkohë ato dalin pas trajnimeve që marrin. Qendra ofron nevojat elementare, ushqimin strehimin, punohet në rehabilitimin e rasteve, pastaj gjatë rehabilitimit fillon ngritja profesionale ose punojnë me familjen që të kthehet ose vazhdojnë jetë të pavarur”, shpjegon Doli.

Të dhënat e autoriteteve të rendit bëjnë të ditur se që nga viti 2001 e deri në vitin 2010, janë identifikuar gjithsej 607 raste.

Lexoni edhe këto:

Trafikimi dhe masat e dënimit
Fëmijët, viktima të trafikimit
  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

XS
SM
MD
LG