Ndërlidhjet

Kërcen nga ballkoni, shpëton qeverinë nga votëbesimi


Kryeministri rumun Emil Bok i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit, që është i katërti për këtë vit, pasi një njeri kërceu nga ballkoni i dhomës parlamentare për të mbrojtur politikat ekonomike të Bokut.

Votimi i lejonte koalicionit të brishtë të Bokut që të shkonte përpara me reformat jopopullore të rrepta, të nevojshme për të marrë pakon e shpëtimit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, nëse do të kishte nevojë.

Debati është pezulluar përkohësisht, pasi që një njeri i identifiikuar si punonjës i televizonit publik rumun qëndronte i varur në kangjellat kërceu poshtë, ndërsa Bok po bëhej gati të mbante fjalimin.

Ai është shtruar në spital dhe thuhet se është në gjendje stabile.
XS
SM
MD
LG