Ndërlidhjet

Itali: Dy të plagosur nga shpërthimet në ambasadat e Zvicrës dhe Kilit



Dy persona janë plagosur nga shpërthimet e pakove në ambasadat e Zvicrës dhe Kilit në Itali.

Ministria e Jashtme e Zvicrës tha se askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidentin në ambasadën zvicerane, kur pakoja shpërtheu në çastin kur po hapej nga punonjësi i ambasadës.

Ministri i Jashtm i Italisë e quajti incidentin "akt të dënueshëm të dhunës".

Pak më vonë, një bombë tjetër shpërtheu në ambasadën e Kilit në Romë, ku gjithashtu u plagos një person.

Shpërthimet e sotme pasuan zbulimin e një bombe të dyshuar në metronë e Romës të martën. Sidoqoftë, policia tha se mjeti nuk kishte detonator, dhe testet treguan se nuk përmbante eksploziv.
XS
SM
MD
LG