Ndërlidhjet

Wiesner: Marti t'i argumentojë akuzat



Ambasadori Frank Wisner, përfaqësuesi amerikan i treshes, e cila i ndërmjetësoi bisedimet Prishtinë- Beograd para pavarësisë së Kosovës, ka kërkuar që raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti t'i argumentojë akuzat për kryeministrin e Kosovës dhe UÇK-në.

“Unë jam thellësisht skeptik ndaj këtij raporti. Ajo që është thënë duhet të argumentohet, dhe po që se ka fakte dhe argumente, ato t'i dorëzohen autoriteteve në Kosovë. Kosova është vend i rendit dhe ligjit, ka sistemin juridik, ka prokurorinë dhe jam i sigurt se po qe se është kryer vepër apo krim, autoritetet në Kosovë do ta hetojnë në tërësi”, ka thënë Wisner për RTV 21.

Wisner ka vlerësuar se kjo nuk do ta dobësojë pozitën e Prishtinës në procesin e bisedimeve me Beogradin.
XS
SM
MD
LG