Ndërlidhjet

Shkatërrohet një rrjet ballkanik i drogës



Policitë e Gjermanisë, Austrisë dhe Maqedonisë kanë zhbërë një bandë që kontrollonte tregtinë e heroinës në Vjenë dhe Frankfurt.

Policia e Austrisë tha sot se gjatë një operacioni të përbashkët të mërkurën, 29 figura të larta dhe tre pjesëtarë tjerë janë arrestuar në Maqedoni.

Drejtori i zyrës kriminale federale të Austrisë, Franc Lang, tha se 69 persona janë arrestuar në Vjenë në muajt e fundit dhe rreth 300 të tjerë në Gjermani.

Bandat kriminale kanë lulëzuar në Ballkan gjatë luftërave të viteve të 1990-ta.

Rajoni shihet si udhëkryq për trafikimin e drogës, njerëzve dhe armëve.
XS
SM
MD
LG