Ndërlidhjet

Oficerë iranianë dhe amerikanë në takimin kundër piraterisë



Agjencia iraniane e lajmeve IRNA raportoi sot se oficerë të marinës së Iranit dhe të Shteteve të Bashkuara kanë marrë pjesë në një takim në Sri Lanka në fillim të dhjetorit, ku është diskutuar luftimi i piraterisë në Gjirin e Adenit.

IRNA raportoi se në takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga 22 vende, përfshirë Britania, Franca dhe Rusia.

Pirateria është bërë problem në rritje teksa qeveritë e Afrikës verilindore nuk kanë qenë në gjendje ta luftojnë vetë, ndërsa varfëria i ka shtyrë disa qeveri që ta mbështesin këtë dukuri.
XS
SM
MD
LG