Ndërlidhjet

SHBA-të kanë lejuar bizensin me Iranin



Gazeta amerikane "New York Times" raporton se Departamenti i Thesarit ka bërë 10 mijë përjashtime për kompanitë amerikane gjatë dhjetë viteve të fundit për të bërë biznes me vende mbi të cilat rëndojnë sanksionet e SHBA-ve. Në mesin e vendeve përfshihen edhe Irani e disa shtete të tjera që Uashingtoni i cilëson si mbështetës të terrorizmit.

Gazeta shkruan se kompani si Pepsi apo Kraft Food si dhe banka të mëdha amerikane kanë përfituar nga përjashtimet. Shumica e liçensave janë dhënë nën vlerësimin se lejohet tregtia e mallrave humanitare. Në mesin e produkteve të tregtuara përfshihen dhe cigare apo çamçakiza.
XS
SM
MD
LG