Ndërlidhjet

Arrestohet pronari i televizionit A1 në Maqedoni



Policia maqedonase mbrëmë rreth mesnate ka arrestuar pronarin e televizionit, A1 , Velija Ramkovski, drejtoreshën e këtij mediumi në gjuhën maqedonase si dhe 12 persona të tjerë, drejtues të firmave që janë në pronësi të Ramkovskit.

Sipas televizonit, A1, Ramkovski dhe të arrestuarit e tjerë po mbahen në një stacion policor në Shkup, ku ende po vijon biseda informative. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike, arrestimet janë bërë bërë shkak të dyshimeve të bazuara për aktivitete kriminale, larje parash dhe feshhje të tatimit.

Drejtuesit e televizionit thonë se arrestimet ndërlidhen me politikën e këtij mediumi, i cili në vazhdimësi ka kritikuar punën e qeverisë duke publikuar afera nga më të ndryshme për zyrtarët e saj.
XS
SM
MD
LG