Presidenti rus Dimitri Medvedev ka vlerësuar presidentin amerikan Barak Obama si "udhëheqës që i mban premtimet". Komentet u bënë pas miratimit nga senati i SHBA-ve i Paktit për zvogëlimin e arsenalit bërthamor. Marrëveshja e njohur si START 2 ishte nënshkruar pranverën e këtij viti në Pragë.
Komentet e Mevedevit u bënë gjatë një interviste për mediat ruse. Medvedevi theksoi se Obama këmbënguli për miratimin e paktit në "rrethana relativisht të vështira".
Duma ruse, Dhoma e Ulët e Parlamentit, fillon sot debatin për miratimin e START 2. Ligjvënësit kanë tërhequr vërejtjen se miratimi do të mund të bëhet vetëm vitin e ardhshëm.
Mbrëmë Obama e Medvedev zhvilluan një bisedë telefonike, ku vlerësuan miratimin e START 2 nga Senati i SHBA-ve.