Ndërlidhjet

Papa i drejtohet britanikëve, pasojnë kritikat



Papa Benedikti i XVI-të i ka bërë thirrje njerëzve që ta kujtojnë rëndësinë e lindjes së Krishtit. Këto komente Ati i Shenjtë i bëri gjatë një mesazhi radiofonik të transmetuar nga BBC-ja në prag të Krishtlindjeve.

Kjo është hera e parë që kreu i kishës katolike i drejton mesazh një vendi të cilën e ka vizituar gjatë vitit. Papa vizitoi Anglinë dhe Skocinë në muajin shtator.

Transmetimi i mesazhit tre minutësh të Papës ka shkaktuar kundërshtimin e sekularistëve në Britani, të cilët kanë kritikuar BBC-në që i ka dhënë qasje të lehtë kreut të Vatikanit.
XS
SM
MD
LG