Ndërlidhjet

Vriten dy roje afgane në një sulm të NATO-s


NATO ka vrarë dy roje afgane dhe ka konfiskuar disa armë gjatë një bastisje në një ndërtesë që i përkiste një ndërmarrje private të sigurisë në Kabul, ka thënë një zëdhënës i qeverisë afgane.

Sulmi thuhet se ka ndodhur gjatë natës dhe është kryer nga një njësi e forcës së NATO-s, ISAF, pa një koordinim të trupave afgane.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Zemari Bashari, tha se tre njerëz janë plagousr gjatë sulmit.

Ai tha se është duke u zhvilluar një hetim, por nuk ka dhënë detaje tjera.

Përdorimi i “sulmeve të natës” në shtëpitë private nga trupat e huaj në kërkim të kryengritësve po i zemëron zyrtarët afganë.
XS
SM
MD
LG