Ndërlidhjet

Arrestohet kryetari i Budvës dhe vëllai i zv/kryeministrit


Kreu i komunës së Budvës Rajko Kuljaq, nënkryetari Dragan Maroviq, vëllai i zëvendëskryeministrit në largim Svetozar Maroviq, dhe disa persona nga ky qytet janë arrestuar sot nën akuzat për krim të organziuar.

Dragan Maroviq është bërë së voni nënkryetar i komunës, ndërsa më herët ka qenë sekretar për investime në qytetin bregdetar.

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe kryeministri në largim, Milo Gjukanoviq nuk e kanë komentuar arrestimin e funksionarëve të Budvës, duke thënë se kjo është në kompetencë të organeve shtetërore.
XS
SM
MD
LG