Ndërlidhjet

Thaçi uron për Krishtlindje


Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi ka përgëzuar ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin dhe gjithë besimtarët katolikë, me rastin e Krishtlindjeve.

“Kjo festë përçon mesazhin e lindjes së besimit, shpëtimit, humanizmit dhe mirësisë për të gjithë njerëzit në botë.

Qytetarët e Kosovës, të besimit katolik, këtë festë e kremtojnë me dinjitet dhe respekt të lartë në familjet e tyre, duke i dhënë shkëlqim dhe solemnitet respektit të vazhdueshëm për njëri tjetrin”, thuhet ndër të tjera në urimin e Thacit.

“Sukseset e shtetit të pavarur të Kosovës, janë të arritura të rëndësishme që gëzojnë dhe do ta madhështojnë këtë kremte në familjet tuaja. Shfrytëzoj rastin që festën e Krishtlindjeve t’ua uroj edhe të gjithë besimtarëve katolikë nga komuniteti ndërkombëtar, që gjenden në Kosovë”, thuhet në telegramin e urimit të kryeministrit në dorëheqje, Hashim Thaçit.

Urime të ngjashme për komunitetin katolik kanë dërguar edhe subjektet politike në Kosovë.
XS
SM
MD
LG