Ndërlidhjet

logo-print

Hungari: Nuk ndryshohet ligji për mediat


Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se nuk do të ketë ndryshime, sic mendonin disa në ligjin e ri për media të miratuar nga Kuvendi më 21 dhjetor.

Ligji i ri zgjeron shumë kompetencat e shtetit për të monitoruar dhe gjobitur mediat private.

Autoriteti i krijuar tash, i udhëhequr nga partia e Orbanit, Fidesz, do të mund të shqiptojë gjoba të mëdha për publikimet në media, që janë të pabalancuara ose që janë fyese.

Partitë opozitare dhe organizatat për mediat e lira e kanë kritikuar ligjn.

Ministri i jashtëm i Luksemburgut, Zhan Aselborn i kërkoi Komisionit Evropian që të ndërmarrë veprime, duke thënë se ligji i ri i mediave i Hungarisë shkel “frymën dhe dokumentet e traktateve të BE-së“.

Aselborn ka shtruar pyetjen nëse Hungaria është shtet i përshtatshëm për ta udhëhequr presidencën e radhës të BE-së, një pozicion që pritet ta marrë Hungaria në muajin janar të 2011-ës.

Kryeministri hungarez Orban tha se amendamentimi i ligjit “do ta karakterizonte një shtet që i mungon vetëbesimi, dhe ne nuk jemi ai shtet”.
XS
SM
MD
LG