Ndërlidhjet

Afrika Jugore ftohet në BRIC


Ministrja e jashtme e Afrikës Jugore Maite Nkoana-Mashabane tha se vendi i saj është ftuar t’i bashkohet Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës(BRIC), grupit të vendeve në zhvillim.

Nkoana-Mashabane tha se presidenti kinez Hu Xhintao i ka dërguar një letër presidentit jug-afrikan Xhozef Zuma për të marrë pjesë në samitin e BRIC-it në Kinë në katërmujorin e parë të vitit 2011.

Vendet e BRIC-it vlerësohet se në mes të vitit 2000 dhe 2008 kanë përbërë pothuaj gjysmën e rritjes globale.

Të katër vendet nuk janë të lidhura zyrtarisht, por kanë punuar në vitet e fundit për të rritur lidhjet e tyre ekonomike.
XS
SM
MD
LG