Ndërlidhjet

logo-print

Cërvenkovski: Gruevski po vepron në stilin latino-amerikan


Lideri i opozitës në Maqedoni, Branko Cërvenkovski tha se me arrestimin e mbrëmshëm të pronarit të televizionit A1, Velija Ramkovski dhe të 15 personave të tjerë, kryeministri, Nikolla Gruevski, po kërcënon të gjithë ata që nuk mendojnë njejtë si ai.

“Pushteti vazhdon me demonstrimin e forcës në stilin latino-amerikan, që në realitet paraqet kërcënim direkt për të gjithë që mendojnë ndryshe nga Gruevski dhe VMRO-DPMNE. Në vend të zhvillimit të një lufte të vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit, opinioni ishte dëshmitar i një drejtësie selektive apo i qërimit të hesapeve politike dhe keqpërdorimit klasik të institucioneve” deklaroi Cërvenkovski.

Ndërkohë në Gjykatën e Shkupit po vazhdon marrja në pyetje e pronarit të televizionit A1, Velija Ramkovski lidhur me dyshimet e ngritura për fshehje të tatimit, larje parash dhe veprimtari tjera kriminale.

Por, drejtuesit e televizionit, thonë se arrestimet janë hakmarrje ndaj politikës së televizionit A1, i cili në vazhdimësi ka kritikuar punën e qeverisë.

Ramkovski gjatë hyrjes në gjykatë ka brohoritur “diktatura, është demokracia e Gruevskit”.
XS
SM
MD
LG