Ndërlidhjet

Maroviq: Arrestimet në Budvë mua më kishin në cak


Zëvendëskryeministri në largim i Malit të Zi, Svetozar Maroviq beson se që nga fillimi ka qenë ai cak politik në lidhje me arrestimet ne Budvë.

Policia ka arrestuar sot 10 persona, në mesin e të cilëve edhe nënkryetarin e Budvës, Dragan Maroviq, i cili është vëllai i Svetozar Maroviqit.

Duke thënë se beson që ai është caku politik, Maroviq ka bërë lutje, që ta marrin atë, “ta gjykojnë, dhe ta dërgojnë në burgun më të errët nëse kjo është mirë për Malin e Zi dhe në përputhje me ligjet e tij”.

“Vetëm lërini njerëzit të mbrohen si njerëz, si qytetarë të ndershëm dhe të vlefshëm të Budvës, sepse ata nuk i kanë ikur dhe nuk i frikësohen ligjit dhe jo të shkohet në agim, të arrestohen para familjes, si të ishin anëtarë të organizatave terroriste apo klaneve mafioze. Është dashur të thirren dhe kishin ardhur si qytetarë lojalë”, ka thënë Maroviq.
XS
SM
MD
LG