Ndërlidhjet

SHBA i kërkon Jemenit veprime kundër Al-Kaidës


Këshilltari kryesor për kundërterrorizëm i presidentit Barak Obama i ka bërë presion Jemenit të marrë veprime të fuqishme kundër Al Kaidës dhe të shpejtojë shkëmbimin e informacioneve mbi të dyshuarit, tha Shtëpia e Bardhë.

Këshilltari Xhon Brenan tha se këtë ia kë bërë të ditur presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh.

Qeveria amerikane është në gjendje alarmi për sulme të mundshme gjatë sezonit të pushimeve.

Brenan i ka thirrur “të theksojë rëndësinë e ndërmarrjeve të veprimeve të fuqishme kundër Al Kaidës në Gadishullin Arabik, me qëllim që të pengojnë planet për kryerjen e sulmeve terroriste në Jemen si dhe në shtetet tjera, përfshirë edhe SHBA-të”, tha Shtëpia e Bardhë.
XS
SM
MD
LG