Ndërlidhjet

Vatikan: Papa e udhëhoqi meshën e Krishtlindjeve


Papa Benedikti i 16-të i ka udhëhequr festimet e Krishtlindjeve në Vatikan dhe meshën tradicionale në mesnatë.

Në mesazhin e tij për Krishtlindje, Papa Benedikti i 16-të, është lutur që Zoti t’i dënoj “shtypësit” e botës dhe të sjellë “vëllazëri të vërtetë” ndërmjet popujve.

Mijëra besimtarë ishin tubuar në Bazilikën e Shën Pjetrit, derisa Papa e kishte filluar meshën.

Sot pritet që Papa ta paraqesë mesazhin e tij për Ditën e Krishtlindjeve, Urbi et Orbi, për “qytetin dhe botën”.
XS
SM
MD
LG