Ndërlidhjet

Gjukanoviq: Qëndrim miqësor ndaj të gjithë fqinjëve


Kryeministri në dorëheqje i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se ky vend ka qëndrim miqësor ndaj të gjithë fqinjëve.

Në intervistën për televizinin IN në Podgoricë, zoti Gjukanoviq tha se raportet e Malit të Zi me Serbinë i ngarkon pavarësia e Malit të Zi dhe vendimi i Podgoricës për njohjen e Kosovës.

“Komunikimi politik me Serbinë zhvillohet në rregull, është ulur në nivel të minsitrive”, tha Gjukanoviq.

Sipas tij, në skenën politike në Beograd “regjistrohen sinjale”, se në Serbi ende nuk pajtohen me pavarësinë e Malit të Zi.

Mëtutje, zoti Gjukanoviq tha se janë dy arsye që Mali i Zi nuk i ka këmbyer ambasadorët me Kosovën. Njëra është çështja e përfaqësimit të bashkësisë kombëtare malazeze në Kosovë dhe tjetra është dorëheqja e qeverisë së Kosovës.

Por, ai theksoi se po krijohen kushte që në vitin 2011, Mali i Zi dhe Kosova t’i këmbejnë ambasadorët.
XS
SM
MD
LG