Ndërlidhjet

Pakistan: Numri i të vrarëve arriti në 40 vetë


Së paku 40 vetë janë vrarë e 50 të tjerë janë plagosur, nga një sulm vetëvrasës me bomba në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.

Mendohet se sulmi, që ndodhi sot, ka mundë të kryhet nga një femër.

Sulmuesi, i veshur me ferexhe tradicionale të grave, i hodhi dy granata dore në masën e tubuar në një qendër për shpërndarjen e ushqimit në Khar, të provincës Bajaur, para se ta aktivizonte eksplozivin.

Qendra për shpërndarje shfrytëzohet nga Programi Borëtor i Ushqimit dhe agjencitë e tjera, për dhënien e ushqimit për personat e prekur nga konflikti në rajon.
XS
SM
MD
LG