Ndërlidhjet

Lindja e Mesme: Sulme ajrore izraelite kundër Rripit të Gazës


Aeroplanat luftarak të Izraelit, sot herët në mëngjes, kanë goditur katër caqe në Rripin e Gazës, duke plagosur së paku dy vetë.

Adham Abu Selmiya, zëdhënës i shërbimeve mjekësore të drejtuara nga Hamasi, tha se të dy personat e plagosur ishin civilë.

Megjithatë, dëshmitarët thanë se duket se ata ishin militantë.

Shpërthimi ka dëmtuar edhe një stacion elektrik të afërt, duke shkaktuar ndaljen e rrymës elektrike në pjesën më të madhe të kësaj hapësire.

Tri sulmet e tjera ajrore i goditën tunelet për kontrabandim përgjatë kufirit me Egjiptin. Nga këto sulme nuk pati viktima.

Sulmet u bënë pasi militantët e kishin shkrepur një predhë në territorin izraelit, gjatë ditës së djeshme.
XS
SM
MD
LG