Ndërlidhjet

Shkup: 30 ditë parabrugim për pronarin e televizionit A1


Pronarit të televizionit privat A1, Velija Ramkovski, iu shqiptua masa e parabrugimit 30 ditësh, lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për më shumë vepra penale si fshehje tatimi, pastrim parash dhe veprime tjera kriminale.

Përveç Ramkovskit, gjykatësi hetues u ka caktuar masën e paraburgimit edhe 15 personave të tjerë, përfshirë, drejtoreshen e televizionit, Aneta Koçishki, familjarë të Ramkovskit dhe bashëkpunëtorë të tjerë.

Këtë vendim të Gjykatës së Shkupit, avokatët e kanë cilësuar si skandaloz dhe të pabazuar në fakte dhe prova.

Para se të hynte në gjykatë, Ramkovski me pranga në dorë, ka brohoritur “Diktatura, është demokracia e Gruevskit”!

Drejtuesit e televizionit thonë se arrestimet nuk kanë lidhmshëri me punën financiare të këtij mediumi apo të firmave të tjera në pronësi të Ramkovskit, por, me politikën redaktuese të televizionit, që është ndër kritikët më të zëshëm të qeverisë.
XS
SM
MD
LG