Ndërlidhjet

logo-print

Liban: U gjet i vdekur njëri nga militantët e kërkuar


Njëri nga militantët më të kërkuar të Libanit, është gjetur i vdekur në një kamp palestinez të refugjatëve, pasi qartazi ishte subjekt i një vrasjeje në stil të ekzekutimit, kanë thënë zyrtarë libanezë dhe palestinezë.

Ghandi Sahmarani, i njohur edhe si Abu Ramirez Sahmarani, ishte gjetur me duar të lidhura dhe sy të mbyllur, në kampin Ein-el-Hilweh, afër qytetit jugor Sidon.

Ai ishte lider i grupit Jund al-Sham, që e ndjek ideologjinë e al-Kaidës.

Ky grup ishte përleshur në të kaluarën me anëtarët e grupit Fatah, të presidentit të Autoritetetit palestinez, Mahmoud Abbas.
XS
SM
MD
LG