Ndërlidhjet

Ukrainë: Akuza të reja ndaj ish kryeminsitres Timoshenko


Prokurorët kanë ngritur akuza të reja kundër ish kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko.

Ajo i tha agjencisë ukrainase të lajmeve Interfaks, se “ata kanë parashtruar një akuzë plotësuese, për përvetësim të 120 mijë dollarëve”.

Zonja Timoshenko tashmë ballafaqohet me akuza për keqpërdorim të pozitës.

Ajo theksoi se shuma e përmendur ishte paguar nga qeveria te një bankë shtetërore në xhirollogarinë e Thesarit të Ukrainës.

Nëse shpallet fajtore, ajo mund të dënohet me 10 vjet burgim.

Zonja Timoshenko është urdhëruar që të mos largohet nga Kievi.
XS
SM
MD
LG