Ndërlidhjet

Iran: Do të lansohen satelitë të rinjë


Ministri i mbrojtjes i Iranit, Ahmad Vahidi, ka premtuar se do të lansohet një satelit vëzhgues në gjithësi, gjatë disa muajve të ardhshëm, raporton agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Raportohet se ky satelit do të operonte me energji diellore.

Ministri Vahidi tha se sateliti do të lansohet para marsit të vitit 2011.

Mëtutje, ai shpjegoi, se një satelit tjetër, që ishte dashur të lansohej në gushtin e këtij viti, do të dërgohet në orbitë më 11 shkurt 2011.

Në shkurt të vitit 2009, Teherani e pat lansuar satelitin e tij të parë të prodhimit vendës.
XS
SM
MD
LG