Ndërlidhjet

logo-print

Irak: E vari vajzën, pasi ajo kishte hyrë në al-Kaida


Policia në Irak thotë se një person e ka varur vajzën e tij 19 vjeçare, pasi e kishte zbuluar se ajo ishte bërë anëtare e al-Kaidës dhe po përgatitej për të ndërmarrë sulm vetëvrasës.

Prindi Al-Najem Ambagui, 52 vjeçar, pas varjes e kishte varrosur vajzën e tij, Shakhla, në një kanal afër shtëpisë familjare në Mandali në provincën Diala, njëherë e njohur si bazë e al-Kaidës.

Një oficer i sigurisë, i tha AFP-së në kushte anonimiteti, se krimi ishte zbuluar pasi pjesëtarët e burgosur të al-Kaidës, në një burg në Bagdad, u kishin thënë hetuesve, se ata e kishin rekrutuar Shakhlanë për mision vetëvrasës.

Por, kur policia shkoi në shtëpinë e saj për ta arrestuar, ata nuk ia dolën ta gjejnë dhe e arrestuan babain e saj. Ai, përfundimisht, pas tri ditësh të hetimeve, e pranoi krimin e bërë dhe e dërgoi policinë në vendin e varrimit.
XS
SM
MD
LG