Ndërlidhjet

logo-print

Ekuadori ka njohur shtetin palestinez


Qeveria e Ekuadorit ka njohur Palestinën si shtet i pavarur.
Ministria e punëve të Jashtme e Ekuadorit ka kumtuar se presidenti Rafael Correa zyrtarisht ka njohur të premten Palestinën si “shtet të lirë dhe të pavarur, brenda kufirit nga viti 1967”, raporton agjencia Asoshieted Pres.
Ekuadori u është bashkuar Argjentinës, Bolivisë, Brazilit, Kubës dhe Venezuelës në mbështetje në Palestinës së pavarur me kufijtë e njohur para luftës së vitit 1967.
XS
SM
MD
LG