Ndërlidhjet

Moti i keq mbyll aeroportin e Moskës



Aeroporti më i madh i Moskës është mbyllur si pasojë e ndërprerjes së energjisë nga moti i keq. Gjithë pista e aeroportit është mbuluar nga ngrica.

Nga mbyllja e aeroportit 16 mijë udhëtarë kanë mbetur të bllokuar.

Nga ndërprerje të ngjashme të energjisë mbi 100 mijë banorë të Moskës mbetën pa energji elektrike në kohën kur temperaturat kanë rënë ndjeshëm.

Edhe sistemi hekurudhor moskovit është bllokuar si pasojë e ngricave.
XS
SM
MD
LG