Ndërlidhjet

Fushatë sensibilizuese kundër raportit të Martit


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto

Tirana zyrtare do të zhvillojë një fushatë sensibilizuese për të sqaruar se akuzat e paraqitura në raportin e Dik Martit nuk janë të bazuara në fakte, por do të pranojnë çdo hetim në mënyrë që të rrëzohen akuzat, tha ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.

Votimi i raportit të Dik Martit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 25 janar 2011, do të jetë sfida e parë e diplomacisë së Shqipërisë për vitin e ardhshëm.

“Ne do të sqarojmë të gjithë partnerët tanë për gatishmërinë e Shqipërisë dhe Kosovës për të bashkëpunuar dhe që raporti i Martit të hetohet”,
u shpreh Haxhinasto.

Sfida tjetër e rëndësishme për Shqipërinë është përpjekja për të marrë vitin e ardhshëm statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Sipas ministrit të Jashtëm, problemi kryesor që mban pezull integrimin është zgjidhja e ngërçit politik:

“Çështja që pengon dhënien e statusit dhe hapjen e negociatave është dialogu politik”.


Këto komente shefi i diplomacisë së Shqipërisë i bëri me rastin e fundvitit për mediat vendore.(i.b.)
XS
SM
MD
LG