Ndërlidhjet

Serbia akuzon OKB-në se ka mbuluar trafikimin e organeve



Serbia i ka kërkuar Tribunalit për krime të luftës në ish Jugosllavi që ta hetojë ish shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen për shkak se e ka mbuluar raportin për trafikim të organeve.

Ministri serb për bashkëpunim me Tribunalin, Rasim Ljajiç, i ka shkruar kryeprokurorit të Hagës, Serzh Bramerc që të hetojë ish shefin e UNMIK-ut për periudhën 2004-2006, raportoi gazeta “Blic”.

“Ne presim gjykat që të hapë hetime ndaj zyrtarëve të UNMIK-ut të asaj kohe për pengim të gjykatës”, ka thënë Ljajiç, duke shtuar se “raporti i Dik Martit flet për obstrukcion të UNMIK-ut”.

“Asokohe, UNMIK-u ka thënë se nuk kishte raport për trafikim organesh dhe se nuk kishte prova...Por në vitin 2008, prokurori ynë për krime të luftës siguroi 16 faqe të këtij raporti”, transmetohet të ketë thënë Ljajiç.
XS
SM
MD
LG