Ndërlidhjet

Liberman: Marrëveshja me palestinezët e pamundur



Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman deklaroi se në rethanat aktuale është e pamundur marrëveshja paqësore me palestinezët, dhe se Izraeli nuk duhet të synojë në këtë drejtim.

Liberman u tha diplomatëve izraelitë se ky vend, në vend që të synojë marrëveshje paqësore, duhet të kërkojë marrëveshje afatgjate kalimtare për çështjet e sigurisë dhe të ekonomisë.

Liberman i ka quajtur jolegjitime autoritetet palestineze në Bregun Perëndimor për shkak se i kanë anuluar zgjedhjet.
XS
SM
MD
LG