Ndërlidhjet

logo-print

Mijëra njerëz pritën anijen turke



Mijëra aktivistë propalestinezë u grumbulluan në portin Sarajburnu në Stamboll për ta pritur kthimin e anijes "Mavi Marmara", në të cilën komandot izraelite u vërsulën kur anija transportonte furnizime për në Gaza.

Në ceremoninë u mblodhën edhe aktivistë paqësorë nga 50 shtete, si dhe shumë përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Anija, dhe flotilë e saj përcjellëse ishin sulmuar në ujërat ndërkombëtare nga ushtarët izraelit, më 31 maj. Si pasojë e këtij sulmi izraelit, nëntë aktivistë u vranë dhe 54 të tjerë u lënduan.
XS
SM
MD
LG