Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Sulmin e djeshëm e kreu një grua



Zyrtarët e Pakistanit thanë se autor i sulmit të djeshëm në qendrën e agjencisë për ushqim të Kombeve të Bashkuara ka qenë grua.

Zyrtari i lartë i qeverisë, Sohali Ahmed, tha se fillimisht kishte hamendje rreth gjinisë së sulmuesit, por tash është konstatuar se ajo ka qenë grua.

Sulmi ndodhi në kohën kur njerëzit përpiqeshin të pranojnë ndihma nga qendra e Programit Botëror të Ushqimit në rajonin Baxhaur afër kufirit me Afganistanin.

Shefi i OKB-së, Ban Ki-mun tha sot se është i tmerruar nga akti i terrorizmit i drejtuar kundër njerëzve të pafajshëm".
XS
SM
MD
LG